“Skifterat” falënderojnë Munishin për entuziazmin dhe adrenalinën, trajneri nuk i lë anash
Sot klubi i Gjilanit e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Ismet Munishin.
Ndonëse lajmin ende nuk e ka bërë zyrtare klubi i Gjilanit, gazetari i sportit Arlind Sadiku e ka konfirmuar se Munishi nga sot nuk do të jetë pjesë e Gjilanit, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, tifo-grupi i Gjilanit “skifterat” kanë falënderuar ish-trajenrin e tyre për punën dhe adrenalinën me klubin.
“Falemnderit Ismet Munishi
Shprehim mirënjohjen dhe falemnderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë!
Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!
Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!
Me respekt”.
Por, i menjëherëshëm ka qenë edhe komenti i Munishit, ku ka dërguar disa emoji.