Skena të çmendura: Portieri shënon gol në minutën e fundit të finales së play-offit

Skena të çmendura: Portieri shënon gol në minutën e fundit të finales së play-offit

A ka diçka më të mirë se portierët kur shënojnë gola?

Në librin tonë, është piedestali i dramës kur bëhet fjalë për futbollin dhe sezoni që lamë pas na ka dhuruar disa momente të tilla, transmeton Periskopi.

Alisson Becker e Yassine Bounou gjetën cakun.

Mirëpo, vështirë se këta do të mund t’ia kalojnë madhështisë që ndodhi në finalen e play-offit të ‘National League’ në Angli, të dielën pasdite.

Marrë parasysh prestigjin për t’u ngritur në rang nga liga e pestë në Angli, kemi arsye të besojmë se është një prej ndeshjeve më të mëdha të vendit.

Imagjinoni kur një portier shënon në një përballje të tillë, pasi pikërisht këtë e bëri Lucas Covolan, për t’ia mbajtur shpresat gjallë Torquay Unitedit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: