Skena absolutisht të çmendura: Momenti kur komplet ringu kolapson gjatë meçit

Skena absolutisht të çmendura: Momenti kur komplet ringu kolapson gjatë meçit

Në Meksikë, Eric Molina, ish-sfiduesi për titullin e kampionit në peshën e rëndë, tentoi t’iu rikthehet fitoreve kundër veteranit Alejandro de la Torre.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan aq mirë sa do të dëshironin ata vetë, poashtu edhe fansat, transmeton Periskopi.

Pse, mund të pyesni ju? Epo, derisa dyshja kishte ‘fërkime’ në litarë, duke shkëmbyer grushte, një prej kopseve u shkëput duke i dhënë hapësirë tërë ringut të kolapsojë.

Fatmirësisht, të dy boksierët ishin mirë dhe vazhduan meçin posa ringu u rikthye në gjendjen e mëparshme pas punimeve të shpejta.

Molina pastaj ndali de la Torren me një goditje të vrazhdë në rundin e dytë. Ditën tjetër, ai dha një intervistë dhe pati shumë për të thënë.

”Sa i përket asaj që ndodhi mbrëmë! Një natë e çmendur në Meksikë që nuk do ta harroj kurrë – Dëgjova litarët duke u këputur dhe ringu duke u thyer, por kjo është hera e parë që më ndodhë,” tha Molina.

”Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga rënia. Pasi e rivendosën ringun, ndeshja vazhdoi dhe përfundoi shpejt.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: