“S’kanë qare pa i rritë rrogat” – Azemi shpërthen pasi punëtorëve teknike të Kuvendit nuk po iu rriten pagat
Punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës i kanë mbushur tetë javë që janë në grevë në oborrin e këtij institucioni.
E për këtë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se është marre që deri me tani nuk është ofruar një zgjidhje.
”S’kanë qare pa i rritë pagat. Këto punëtore pothuajse dy muaj ditë jetojnë në temperatura të ftohta, themi që kemi punëtore që për shkak të grevës po qëndron në spital. Së paku këta deputet që I kemi këtu brenda shpresoj që nuk do të kenë fytyrë të dalin të kërkojnë votën”, u shpreh Azemi për Periskopin.
Theksojmë se Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja sot kanë mbajtur protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.
Ato kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Punëtoret nuk janë mall”, “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”, “Schafberger shtyp punëtoret. Kuvendi e lejon”.