Skandaloze: Pasi nuk shkoi për intervistim, Kurti i quan “kërminjë“ prokurorët
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj gjyqësorit.
Ai i ka quajtur “kërminj” prokurorët që sipas tij nuk po veprojnë ndaj kallëzimeve penale që pushteti dërgon aty.
“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti në KTV.
Ndryshe Kurti tash e sa kohë nuk ka pranuar të shkoj të intervistohet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.