Skandaloze: Operatori serb fiton të drejtat për trasmetimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit në Kosovë – KPM nuk jep përgjigje

Skandaloze: Operatori serb fiton të drejtat për trasmetimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit në Kosovë – KPM nuk jep përgjigje

Kampionati Botëror në hendboll është duke u mbajtur aktualisht në Poloni dhe Suedi.

Dihet se ky kampionat nuk e ka interesimin aq të lartë sa Kampionati Botëror në futboll, por që disa shtete pas futbollit e kanë sportin e dytë më të zhvilluar dhe kërkon edhe mbulim të madh medial, shkruan Periskopi.

Pra, Federata jonë e Hendbollit është me të drejta të plota e antarësuar në Federatën e Hendbollit Botëror, IHF dhe për këtë ka të drejtën e transmetimit.

Kështu, IHF të drejtën e transmetimit të kampionatit Botëror në Hendboll për Kosovë ia drejtoi transmetuesit serb, Arenasport që është me seli në Beograd.

Si erdhi deri te kjo, pse nuk është një operator shqiptarë transmetues i këtij Kampionati?

Periskopi ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci për të marr një përgjigje rreth kësaj situate që duket mjaft e turbullt.

Gjinovci tha se çdo televizion ka mundur ta ketë transmetimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit por thotë se nuk ka pasur interesim.

“Çdo televizion ka mundur ta marr transmetimin e Kampionatit  botëror. Por me siguri ska pas interesim nga asnjë medium, dhe pasi Art Motion ka ne program kanalet e ARENA, IHF ne skemat televizive e kanë paraqitur gjoja se është në frekuencat e Kosovës.  Duke e ditur se transmetohen në Kosovë pa pasur dijeni që këto transmetohen në gjuhën serbe”, tha ai.

Gjithashtu, Periskopi ka bieseduar edhe me gazetarin e sportit në RTK, Artan Muhaxhirin se pse televizioni publik i Kosovës nuk i ka pasur të drejtat për të transmetuar këtë Kampionat.

Muhaxhiri fillimisht tha se kjo çështje i takon Komisionit të Pavarur për Media dhe se RTK mund të kërkojë vetëm bllokimin e transmetimit të sinjalit në rast të ngjarjeve që ata i kanë ekskluzive.

“RTK mund të kërkojë bllokimin e transmetimit të sinjalit, vetëm për ngjarjet që ajo e ka ekskluzivitetin (siç ishte rasti për FIFA Kupën e Botës “Katar 2022”)”, tha Muhaxhiri për Periskopin.

Tutje, Periskopi ka dërguar pyetje në lidhje me të drejtat e trasmetuesit nga Arena Sport të Kampionatit Botërori të Hendbollit në Kosovë edhe në Komisionin e Pavaru për Media, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri me tani.

Gjithashtu, operatori Arensport ka fituar të drejtën e transmetimit të Kmapionatit Botëror të Hendbollit edhe në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut.

Kujtojmë se Kosova nuk arriti të kualifikohet në këtë kampionat, pasi e mbylli ciklin eliminator me një fitore, një barazim dhe katër humbje.

Ky është linku i konfirmimit të IHF për drejtat televizive që i’u dha operatorit të Kompanisë serbe, Arenasport: LINKU

Shpërndaje në: