Skandaloze: Dalin përgjimet e Robinhos duke përdhunuar në grup vajzën shqiptare
Në Brazil po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj futbollistit të famshëm brazilian, Robinhos. Ish-ylli i Real Madridit, Manchester Cityt, Milanit e disa skuadrave të tjera akuzohet se ka përdhunuar në grup një femër shqiptare në vitin 2013.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur braziliani luante për Milanin. Për rrjedhojë gjykata e Milanos e dënoi me 9 vite burg, por Robinho nuk e kreu pasi ndodhej në Brazil dhe nuk është në funksion ligji i ekstradimit.
Tani mediat braziliane kanë publikuar përgjimet ku Robinho flet për strategjinë për t’u mbrojtur nga akuzat e mundshme.
“Edhe nëse më thërrasin për diçka, nuk ka problem. Shkoj atje dhe them: së pari, historia ishte një vit më parë. Së dyti, nuk e preka as atë vajzë. Nëse nuk del në shtyp, është shumë mirë” thotë Robinho ndër të tjera në përgjimet e publikuara.
Audiot e bëjnë të qartë se kishte një marrëdhënie në grup dhe se gruaja ishte pa ndjenja për shkak të marrjes së alkoolit.
Një nga pjesët më skandaloze të përgjimeve është kur Robinho inkurajon miqtë e tij të sulmojnë viktimën.
Më poshtë gjeni videon nga përgjimi: