Skandali në Spanjë, merret vendim për arrestimin e ish-presidentit të Federatës, Luis Rubiales
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është kërkuar për arrestim Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili ishte në qendër të një skandali për puthjen e një futbollisteje të Kombëtares spanjolle.
Prokuroria e dha mbrëmë urdhrin e arrestit të Rubiales, por më pas u mësua se ai aktualisht gjendet në Republikën Dominikane, e cila nuk e ka një marrëveshje për ekstradimin e tij në Spanjë, por Prokuroria beson se do të jetë dëshirë e tij të kthehet në atdhe.
Sapo të rikthehet në Spanjë, Rubiales do të arrestohet, përcjell Express.
Bashkimi Qendror Operativ i Guardia Civil e bastisi këtë mëngjes zyrën e Federatës së Futbollit të “Laz Rozas” në periferi të Madridit.
Sipas shtypit iberik, hetimet lidhen me kontrata ilegale të pesë vjetëve të fundit për Superkupën e Spanjës që po luhet në Arabinë Saudite.
Shtatë persona janë arrestuar, prej tyre edhe Tomás González Cueto, këshilltar i jashtëm ligjor i Federatës Spanjolle dhe njerëz të besueshëm dhe të afërt të ish-presidentit të Federatës.