Skandali në RTK, Kusari: Prokuroria ta mbroj sinjalizuesin Jeton Musliu

Skandali në RTK, Kusari: Prokuroria ta mbroj sinjalizuesin Jeton Musliu

Juristja e mediave Flutura Kusari, me anë të një statusi në Facebook ka kërkuar që prokuroria ta mbroj redaktorin Jeton Musliu, i cili ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme për presionet brenda RTK-së, që nga lajmi i rremë për Nacionalen e Periskopin e deri te presionet për lajme të tjera.

Kusari është hsprehur e tronditur me ato që ka lexuar në shpjegimet e Musliut.

E plotë:

Redaktori i RTK-se Jeton Musliu ka shkruar ne faqen e tij ne Facebook ne detaje se si ushtrohet cenzura dhe ndikimi politik nga ana e Vetevendosjes ne RTK.

Jam thellesisht e tronditur dhe sigurisht qe do te flasim me gjate.

Ajo qe eshte me rendesi tani eshte te qartesohet qe Jeton Musliu e ka perdore lirine e tij te shprehjes per te ndare informacione qe jane ne interes te publikut.

Jeton Musliu eshte sinjalizues dhe mbrohet me Ligjin per Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Ai po ashtu mbrohet me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut, perkatesisht me nenin 10.

Nje rast i ngjashem ka ndodhe ne Hungari dhe Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut i pati jape te drejte sinjalizuesit nga transmetuesi publik hungarez i cili e pati denoncu cenzuren ngjashem si Jetoni. Lexojeni nje permbledhje te rastit ketu. https://bit.ly/3Ëk919h

Cdo tentim i RTK-se per te filluar procedura disiplinore, civile apo penale ndaj tij eshte veper penale ne Kosove sipas nenit 388.2. Personi qe inicion cfaredo procedure ndaj tij ben veper penale dhe shpresoj qe prokuroria do te monitoroj kete rast per te mbrojtur sinjalizuesin Jeton Musliu.

Shpërndaje në: