Skandali me rezervat shtetërore: Dosti i Kurtit, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale (VIDEO)
Biznesmenit Ridvan Muharrremi i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili u arrestua vitin e kaluar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Siç merr vesh Periskopi nga burimet e veta Muharremi i njohur si ‘Ridi’, tashmë ndodhet pranë Prokurorisë Speciale, me avokatin Mahmut Halimin.
Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Muharremi njihet si pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dhe gjithashtu i afërt me kryeministrin Kurti. Madje, lokalin e Ridit, Kurti e kishte vizituar edhe me emisarin Miroslav Lajçak.
Ai ishte angazhuar nga Qeveria për të gjetur kompanitë nga ku do të bliheshin mallrat për rezervat, por përkundër se pagesat u kryen, një sasi e konsiderueshme nuk erdhi asnjëherë.
Madje, një kompani polake nga ku kishin blerë sasi të ndryshme pasi u pagua u zhduk meqë konsiderohet se është një kompani fantomë./Periskopi