Skandali i rrahjes brutale të lojtares së PSG-së: Gruaja e Abidalit e dyshuar, thuhet se ai e tradhëtoi me Hamraouin
Hayet Abidal, gruaja e legjendës së Barcelonës, Eric Abidal, raportohet se është shndërruar në të dyshuar në sulmin ndaj futbollistes së PSG-së, Kheira Haraoui.
U raportua dje se Abidal do të merret në pyetje si pjesë e hetimit që po vazhdon rreth sulmit, i cili zuri vend më 4 nëntor derisa Hamraoui u rikthye në shtëpi nga një darkë e organizuar nga PSG, transmeton Periskopi.
Mesfushorja 31-vjecare u nxor zvarrë nga makina nga dy burra të maskuara, e pastaj u godit në këmbë me shufra të hekurit për nj kohë të gjatë.
Haraoui u dërgua në spital dhe mori shumë qepje në këmbë dhe duar.
Sipas ‘Le Monde’, Abidal pritet të intervistohet pasi hetimet gjetën një SIM kardë të regjistruar në emrin e tij në telefonin e Hamraouit.
42-vjecari nuk besohet se është i dyshuar si i përfshirë direkt në sulm, por hetuesit thonë se duan ta ekzaminojnë ”marrëdhënien e tij të privilegjuar” me Hamraouin.
Maryvonne Caillibotte, prokurorja e shtetit në Versailles, tha për ‘Le Monde’ se gruaja e Abidalit poashtu mund të intervistohet dhe ‘L’Equipe’ raporton se Hayet tash është e dyshuar në këtë rast.
Shtohet se përfshirja e Hayet në incident ka mundur të jetë për hakmarrje personale për një aferë të raportuar mes burrit të saj, Eric Abidalit, dhe Hamraouit, edhe pse raportet e tilla nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.
Spekulimet se sulmi mund të jetë i lidhur me cështje personale fillimisht erdhën pas deklaratës së Aminata Diallos, lojtarja e PSG-së, e cila voziti Hamraouin në shtëpi nga restauranti.
Diallo informoi policinë se ajo dëgjoi sulmuesit duke i thënë bashkëlojtares së saj:
”Pra… ti po fle me një burrë të martuar?”
Hamraoui raportohet se i konfirmoi komentet, por mohoi se ka pasur marrëdhënie me burrë të martuar. /Periskopi.com/