Skandali i radhës në ministrinë e Gërvallës: Humbin 400 pasaporta të mërgimtarëve, destinacion kishin 12 vende të Evropës

Skandali i radhës në ministrinë e Gërvallës: Humbin 400 pasaporta të mërgimtarëve, destinacion kishin 12 vende të Evropës

Shpërndarjen e dytë e të tyre e kishte firma A.L. DUSHI SH.P.K. me pronare Xhylizare Selimi Dushi.

Metro ka mësuar nga burime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se këto pasaporta u humbën nga distributori përgjegjës.

 

Siç është cekur 400 pasaporta janë humbur e për destinimi kishin 12 vende të huaja lu jetojnë shtetas kosovar.

 

Kjo firmë në qershor të këtij viti kishte fituar tenderin e shërbimeve postare diplomatike. Për këtë tender ishte përfolur se ishte diçka e kurdisur, sepse në të kishte dalë që kjo firmë si aktivitet ka pastrimin kimik të rrobave me lavendëri, por më poshtë në veprimtarinë e kësaj firme përshkruhen edhe aktivitete si rritja e deleve, gjedheve dhe fermave të përziera.

Shpërndaje në: