Skandali i përdhunimeve në WhatsApp, arrestohen 12 persona
Pesë burra janë vrarë nga një turmë në shtetin perëndimor të Indisë të Maharashtra për spekulimet e rrëmbimit të fëmijëve që janë përhapur rreth WhatsApp.
“12 persona janë arrestuar për vrasjet, të cilat ndodhën të dielën”, njoftoi policia për BBC.
Viktimat i përkisnin një komuniteti nomad dhe kishin kaluar nëpër fshat.
Përkundër përpjekjeve nga policia për t’i kundërshtuar ata, incidentet e turmës që ndodhin nga thashetheme të tilla vazhdojnë.
Policia ka vendosur një shtetrrethim në fshat, pasi situata mbetet e tensionuar.
Ata thanë se njerëzit nga ky komunitet shpesh kalojnë edhe pse banorët e fshatrit i kanë kërkuar të mos afrohen.
Një nga burrat thuhet se ishte duke folur me një vajzë dhe disa fshatarë, i cili dyshohet se është pjesë e grupit.