Skandali i finales së CL më 2016, deklaratë sensacionale nga Clattenburg: I dhashë penallti Atleticos për ta kompensuar
Prapaskenë e bujshme nga Brazili në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve 2016 të luajtur në San Siro midis Atletico Madrid dhe Real Madrid. “I dhashë Atleticos një penallti për të kompensuar golin jashtë loje të Real Madridit”, ka pranuar ish-arbitri ndërkombëtar Mark Clattenburg për podkastin për The Brazilian Shirt Name.
“Humba komunikimin me arbitrin e linjës dhe u detyrova të vlerësoja golin e Sergio Ramos, edhe pse mendova se ishte jashtë loje – shtoi ai -. Më pas në një faull të dyshimtë të Pepes akordova penalltinë për ta kompensuar. Me Var nuk do të kishte ndodhur. “.
Një rrëfim që pesë vite pas aktit të fundit të Champions 2016 bën shumë zhurmë. “E dija që Bale e kishte prekur topin, duke e bërë më të lehtë për Ramos të shënonte 1-0, por duke e vënë atë në pozicion jashtë loje – tha ish-bilbili ndërkombëtar Clattenburg, duke u kthyer për të folur për dy episodet e inkriminuara -. Kështu që unë pyeta ndihmësin tim nëse ishte kjo prekje pas goditjes së lirë. Por unë isha totalisht i izoluar dhe u detyrova të rifilloja lojën”.
“Në fund u riktheva në kontakt me asistentin tim i cili më tha se mikrofoni dhe kufjet kishin pushuar së punuari pikërisht në atë moment – shtoi ai -. Isha shumë i hutuar. Ishte një vendim shumë i vështirë.”
?NEW EPISODE?@dotunadebayo & @Tim_Vickery talk to @clattenburg1975 about being the Man in the Middle at the 2016 @ChampionsLeague Final.
Including why awarding a penalty to @atletienglish in the 46th minute was a perfect sceanrio for him.
? https://t.co/ilCFjna3np pic.twitter.com/pH31CNSYZh
— Dotun & Tim (@BrazilShirtPod) November 4, 2021
Një episod që më pas ndikoi në vendimin për të dhënë një penallti në favor të Atleticos për të korrigjuar gabimin. “Isha shumë me fat, sepse e gjeta veten duke fishkëllyer një penallti me një faull të dyshimtë, le të themi 50-50 – tha Clattenburg -. Torres ishte qartazi përpara Pepe dhe kishte kontakt”.
“A ishte vërtet një faull? Është shumë subjektive. Dhe unë e fishkëlleva për të rivendosur ekuilibrin, pasi Reali kishte shënuar tashmë në pozicion jashtë loje,” përfundoi ai.