Skandalet e korrupsionit në VV: Prokuroria i zbulon Dejona Mihalit email’et me Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin
Ka më shumë se dy orë prej kur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale, shkruan Periskopi.
Siç mëson Periskopi nga burimet e veta dyshohet se Mihali e VV’së po intervistohet nga Prokuroria për bashkëpunim me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK’ut , Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion, për përzgjedhjen e kompanive të caktuara për punime në këtë korporatë.
Tutje burimet e Periskopit theksojnë se Prokuroria ka arritur t’i zbuloi imellat e Dejona Mihalit edhe me ambasadorin Martin Berishaj i cili dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni me kompaninë ‘MP Consulting’ dhe transferet e dyshimta në Serbi.
Sipas këtyre burimeve Mihali dyshohet se është e përfshirë edhe në skandalin e Faruk Mujkës, kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për korrupsion.
Periskopi më herët raportoi se Mihali është paraqitur në këtë institucion për dy raste të korrupsionit në nivele të larta.
Ajo është parë e vetme teksa futej në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse do të deklarohet para mediave pas intervistimit./Periskopi
LAJMI I FUNDIT: Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për dy raste të korrupsionit