Skandal: Yjet e gjigantit spanjoll fotografohen në aheng duke pirë duhan
Imazhet që kanë dalë në mediat sociale të Jan Oblakut dhe Stefan Savicit kanë bërë një zhurmë të madhe në Madrid.
Të dy duket se janë në një aheng, pa maska dhe duke pirë cigare.
Portieri dhe mbrojtësi i Atletico Madridit u shfaqën në disa histori në Instagram të një llogarie që është fshirë, me të dy që nuk duket se respektojnë asnjë formë të distancës shoqërore.
Kjo ndodhi dje.
Ndërkohë, LaLiga ende nuk ka thënë asgjë për ta, por ata po hetojnë Barcelonën për darkën në shtëpinë e Messit ku ishin te ftuar disa lojtarë.
Standarde të dyfishta?./Periskopi