Skandal tmerrues seksual në kombëtaren e Islandës: Kryeministrja thotë se është shumë e trishtuar

Skandal tmerrues seksual në kombëtaren e Islandës: Kryeministrja thotë se është shumë e trishtuar

Kryeministrja e Islandës i ka bërë thirrje federatës së futbollit të vendit që të çrrënjos abuzimin seksual pasi është akuzuar se ka fshehur akuzat për sulm seksual ndaj disa lojtarëve të kombëtares.

Kryeministria me emrin Katrin Jakobsdottir tha që ishte e trishtuar nga akuzat që kanë zhytur në krizë federatën islandeze të futbollit.

Kjo federatë iu ka kërkuar falje grave të përfshira para se të jepte dorëheqje krejt bordi i saj, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Skandali doli në pah javën e kaluar pasi një grua akuzoi për abuzim seksual.

Në një intervistë, Thorhildur Gyda Arnanrsdottir, 25 vjeçare, akuzoi një anëtar të ekipit kombëtar se e kishte sulmuar në shtatorin e 2017-s në kryeqytet, Reykjavik.

Znj. Arnasdottir tha që ajo me një grua tjetër kishni paraqitur në polici raportime kundër një lojtari për sulm seksual atë natë.

Lojtari, emri i të cilit nuk është publikuar, u raportua në polici.

Mediat islandeze thonë se edhe akuza tjera ndaj ish lojtarëve dhe lojtarëve aktualë të ekipit kombëtar kanë qarkulluar në mediat sociale për javë të tëra.

Arnarsdottir ka deklaruar që ajo e dinte për të paktën gjashtë lojtarë tjerë të kombëtares të akuzuar për sulm seksual.

Kryeministrja ndërkohë adresoi skandalin pas një takimi me kabinetin e saj, duke thënë ishte e trishtuar që këto akuza duhej të dilnin që të bëhej debt për abuzimin seksual në futboll.

Më 16 korrik 2021, edhe kapiteni i kombëtares dhe ylli më i madh i saj Gylfi Sigurdsson ishte arrestuar “nën dyshimin për sulm seksual ndaj një fëmije”. /Periskopi

Shpërndaje në: