Skandal në Itali: Shkarkohet nga klubi dhe paditet pasi mbeti shtatzënë
Një klub i volejbollit nga Pordenone e Italisë ka padutir ish-lojtaren, Lara Lugli, për dëmet e shkaktuara pasi mbeti shtatzënë dhe refuzoi të paguajërrogën e saj – rast i cili ka nxitur debat në vend.
Lugli njoftoi Pordenonen se është shtatzënë në mars të vitit 2019, kur po garonte në Seri B dhe klubi menjëherë ia përfundoi kontratën, sic ka shpjeguar vetë ajo në rrjetet sociale.
Atletja, 41-vjecare, kërkoi nga klubi që ta paguajë për muajin shkurt të atij viti, por ende nuk i është shlyer obligimi, transmeton Periskopi.
Pas kësaj kërkese dhe pasi abortoi në prill të vitit 2019, klubi – në vend që ta paguante – e paditi sepse ”në kohën kur nënshkroi kontratën ajo tashmë ishte 38-vjecare” dhe, sipas tyre, ajo është dashur të raportonte dëshirën e saj për të mbetur shtatzënë në të ardhmen.
Lugli shpjegon se klubi pretendoi se u dëmtua pasi me largimin e saj, Pardenone kishte rënë nga liga.
Kontrata e saj do të skadonte në rast të ‘shtatzanisë së dëshmuar’ dhe për këtë arsye klubi kërkon dëmshpërblim.
Për këtë arsye, klubi e akuzon atë për fshehjen e qëllimit të saj për të pasur fëmijë në kohën e nënshkrimit të kontratës dhe “që ka shkelur besimin e mirë kontraktual”.
Rasti i saj ka gjeneruar polemikë në vend dhe ASSIST do të kërkojë ndërhyrjen e Kryeministrit, Mario Draghi dhe presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar (CONI), Giovanni Malagó , në “situatën e turpshme” në të cilën gjenden atletët italianë.
Nga ana e saj, deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-presidentja e Dhomës së Ulët, Laura Boldrini , theksoi se ajo do të paraqesë një interpelancë parlamentare mbi këtë çështje.
“Në Itali ka shumë pak për të festuar dhe shumë për të luftuar për barazinë,” tha ajo në rrjetet sociale, duke iu referuar 8 Marsit. /Periskopi.com/