Skandal në Europianin e Taekwondos: Trajneri kosovar e godet me shuplakë garuesen pas humbjes në finale
Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.
Një nga trajnerët ka trajtuar shumë keq një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.
Garuesja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova. Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka goditur me shuplakë.
Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë.