Skandal në Euro: Publikohet një video tronditëse duke u rrahur brutalisht një tifoz në ndeshjen Portugali-Slloveni
Është publikuar një video e regjistruar në një ndeshje të Euro 2024 në Frankfurt në të cilën tre roje sigurie mbajnë një tifoz ndërsa një i katërt e godet me grushte dhe shqelma.
Videoja është publikuar në mediat portugeze dhe ngjarja ka ndodhur në tunelin që të çon në fushën ku Portugalia luajti kundër Sllovenisë të hënën, shkruan Sky News .
Në fillim të videos shihet se si rojet e sigurisë e kanë mbajtur një person në dysheme me fytyrë poshtë, ndërsa tjetrin e kanë shtypur për mur dhe e rrahin.