SKANDAL: Irani arreston futbollistin i cili u hoq nga Kombëtarja përpara Kupës së Botës
Forcat iraniane të sigurisë arrestuan sot një ish-futbollist të kombëtar së Iranit për kritikimin e qeverisë për shtypjen e protestave që kanë përfshirë vendin atje prej muajsh.
Voria Ghafouri, i cili u hoq nga skuadra kombëtare e Iranit përpara Kupës së Botës të Katarit për shkak të kritikave të tij ndaj regjimit, u arrestua pas një seance stërvitore me klubin e tij vendas Foolad Khuzestan në Iran, përcjellë Periskopi.
35-vjeçari u arrestua me akuzat se ai kishte ‘njollosur reputacionin e ekipit kombëtar dhe kishte përhapur propagandë kundër shtetit’, raportoi agjencia Fars News.
Ghafouri u akuzua gjithashtu për mbështetjen e ‘trabelëve’, një term që shtetet islamike përdorin për t’iu referuar protestuesve antiqeveritar që kanë protestuar pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë të Iranit më 16 shtator.
22-vjeçarja vdiq tre ditë pas arrestimit të saj në Teheran për shkeljen e dyshuar të kodit islam të veshjes për gratë./Periskopi/