Skandal i ASK’së: Katolikët dhe ortodoksët i quan “minoritete”

Skandal i ASK’së: Katolikët dhe ortodoksët i quan “minoritete”

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka prezantuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, shkruan Periskopi.

ASK ka bërë një huqje tek prezantimi i statistikave të popullsisë sipas përkatësisë fetare.

Në mesin e një fjalie të gjatë, ASK për t’i prezantuar grupet fetare ortodokse dhe katolike, ka përdorur fjalën “minoritete“.

“Struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare”, thuhet në prezantimin e ASK.

Ndërsa nëse bën një kërkim të shpejtë në fjalorin shqip-shqip, fjala minoritet përdoret kryesisht për grupet e vogla etnike në një shtet si; turqit, boshnjakët, romët, serbët….

minoritét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) pakicë kombëtare që jeton në një vend a në një shtet tjetër: minoriteti grek në Shqipëri.

 

 

Shpërndaje në: