SKANDAL: Gazeta gjermane raporton se një pjesëtar i Kombëtarës së Shqipërisë ka dhunuar një vajzë 18 vjeçare
Në ballinën e gazetës së njohur gjermane “BILD”, qëndron një skandal me akuza të rënda pas largimit të skuadrës shqiptare nga Kampionati Evropian që po mbahet në Gjermani.
Sic raporton, Bild, një pjesëtar i Kombëtares shqiptare ka dhunuar një vajzë 18 vjeçare në vendim ku po akumudohej ekipa e Kombëtares.
Punonjësi i hotelit në Kamen ka lajmëruar policinë pas këtij sulmi të 23 qershorit në orën 19:30. Nga Prokuroria e Dortmundit u konfirmuar se një hetim ishte duke u zhvilluar. Gazeta “Hellëeger Anzeiger” ishte e para që e raportoi këtë rast.
Viktima ka deklaruar në Polici, se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Ajo që është e çuditshme është se megjithëse zyra e prokurorit publik u informua menjëherë për veprën seksuale të raportuar, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i pangacmuar të nesërmen (humbja 0:1 kundër Spanjës nënkuptonte eliminimin e Kampionatit Evropian të asaj dite), shkruan Bild, përcjell Periskopi.
Sulmuesi thuhet se nuk është as lojtar dhe as ndonjë zyrtar i rangut të lartë.