SKANDAL: Dalin në shitje bileta që u tha se s’ishin në shitje për ndeshjen Kosovë-Spanjë
Asnjë biletë e vetme nuk ka qenë në shitje për ndeshjen Kosovë-Spanjë që zhvillohet sonte prej orës 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri. Por, megjithatë disa bileta janë në shitje për ndeshjen Kosovë-Spanjë që zhvillohet sonte prej orës 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.
Të gjitha biletat në dispozicion u janë dhënë “dardanëve”, tifozëve të Federatës së Futbollit të Kosovës që udhëhiqet nga z. Agim Ademi, kryetari i saj.
Një person ka nisur të shes në grupin “Shes Blej Gjithçka” dy bileta për ndeshjen, raporton Insporti, përcjell Periskopi.
Kryetari i Dardanëve me emrin Luli dhe mbiemrin Berisha ka deklaruar se “Me pasë shtet taman, qyshë unë e du, kta 18 vjet burg ja kisha japë. Marre.”
Nuk dihet se kush ishte personi përgjegjës për shpërndarjen e biletave në fjalë. /Periskopi