SKANDAL: Cristiano Ronaldo thotë se organizatori i Topit të Artë ka gënjyer
Cristiano Ronaldo ka akuzuar France Footballin, më saktë redaktorin e saj, se ka gënjyer kur ka thënë që ambicia e vetme e tij ishte të pensionohej me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi.
Organizatori i Topit të Artë, Pascal Ferre, e bëri pretendimin në fjalë për the New York Times.
Messi i Paris Saint Germain e fitoi Topin e Artë të shtatin në akrrierë, e Ronaldo që e ka fituar pesë herë u rangua i gjashti, raporton BBC, përkthen Periskopi.
“Unë gjithnjë fitoi për veten dhe klubet që përfaqësoj,” tha sulmuesi i Manchester United, Ronaldo.
“Unë fitoj për veten dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt.”/Periskopi