SKANDAL: Biblioteka Kombëtare promovon diktatorin e ndyrë të Koresë së Veriut, Kim Jong-ilin (Foto)
Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook dy fotografi bizare nga jashtë dhe brenda Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
“Letërsia kombëtare e zhveshur nga fryma e pavarësisë kombëtare, nuk është gjë tjetër veçse një trup pa shpirt.” – është thënia problematike e vendosur në hekurat zbukurues të objektit të Bibliotekës Kombëtare nga diktatori koreanoverior Kim Jong-il.
Ndërkohë, brenda objektit, më saktë në korridorin e saj janë të vendosura dy portrete nga i njëjti diktator që iu buzëqesh studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët mund t’ia njohin më mirë të birin, Kim Jong-unin.
Kim Jong-il ishte një diktator i tmerrshëm vrasës që sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 e deri në vitin 2011.
Vitet ’90 ishin aq të tmerrshme për vendin e tij sa miliona njerëz kishin vdekur nga uria. Ai kishte bërë përparimet më të mëdha në zhvillimin e programit bërthamor të vendit të tij – që sot është kërcënim serioz për sigurinë globale, shkruan Periskopi.
Profesori Latifi shkruan se nuk iu ka besuar syve të tij kur e ka parë nj gjë të tillë në Bibliotekën Kombëtare Universitare.
Ai e ka quajtur Kim Jong-Ilin si një ndër diktatorë më të ndyrë që ka njohur bota. /Periskopi