Skandal: Bashkatdhetarët votuan me fletëvotime të zgjedhjeve të vitit 2017

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me votat e diasporës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Disa nga fletëvotimet që kanë mbërritur nga votuesit jashtë vendit rezultojnë të jenë të pavlefshme.
Gjatë numërimit të votave të mërgatës përmes postës është hasur një fletëvotim i zgjedhjeve të 2017’s.
Kjo mund të vërehet nga numri i partive politike.
Për shembull Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 16.
Pamje dhe foto të këtyre fletëvotimeve janë shpërndarë në rrjete sociale, duke ngritur shqetësime në lidhje me procesin e votimit nga diaspora dhe administrimin e tij nga institucionet përgjegjëse.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një gabim teknik, një problem me shpërndarjen e materialeve zgjedhore apo një keqkuptim nga vetë votuesit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka dalë me një deklaratë të qartë mbi këtë situatë, por pritet që institucionet përkatëse të shqyrtojnë rastin dhe të japin sqarime për arsyet e këtij problemi.
Skandaloze: Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës