Skandal: Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Skandal: Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili gjendet i shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Misetic thotë se babai i Thaçit është shumë i sëmurë, dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

“Klienti im, Hashim Thaçi, ka babanë shumë të sëmurë dhe është rikthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepej një leje e shkurtër, e mbikëqyrur, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjyqtarët e refuzuan vizitën”, shkroi Misetic në rrjetin social X.

Haxhi Thaçi është i shtrirë në Spitalin Amerikan të Kosovës, kjo është bërë e ditur nga ana e Hamzë Morinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Në vizitë babit të Thaçit i shkoi ish-komandanti i UÇK’së, Azem Syla.

‘’Sot, ne oret e pasdites ish -Komandanti Suprem i UÇK-sẽ z. Azem Syla i shoqeruar me kardiokirurgun Arber Kutllofcin vizituan babain e ish presidentit te Republikes se Kosoves  z. H . Thaqit, Haxhi Thaqin cili gjendet ne trajtim mjekeser  ne spitalin Amerikan në Prishtine’’, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: