S’ka më Nutella, hiqet nga dyqanet pas frikës nga kanceri

S’ka më Nutella, hiqet nga dyqanet pas frikës nga kanceri

Zëvendësimi i vajit të palmës për prodhimin e këtij produkti, kësaj kompanie do t’i kushtonte miliona dollarë

Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit ka thënë se vaji i palmës gjeneron më shumë papastërti e cila është potencialisht më shumë kancerogjene, sesa vajrat tjera bimore, kur rafinohet në temperaturë mbi 200 gradë celsius, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Vaji i palmës gjendet në qindra produkte të përditshme shtëpiake, por reagimet më të ashpra ishin kundër Nutellës.

Shumë shpërndarës produktesh në Itali, përfshirë edhe zinxhirin më të madh të supermarketeve Coop, kanë bojkotuar shpërndarjen e këtij produkti si masë parandalimi për efektet e saj.

Ferrero kompania përgjegjëse për Nutellan insiston se produkti është i sigurt, dhe se vendimi për të mbajtur vajin e palmës në produkt është për qëllim kualiteti, e jo për të shkurtuar koston.

“Prodhimi i Nutellas pa vaj palme do të ishte një hap prapa për ne”, ka thënë menaxheri i Ferreros, Vincenzo Tapella.

Vaji i palmës kushton më lirë sesa ai i lulediellit. Zëvendësimi i vajit të palmës për prodhimin e këtij produkti, kësaj kompanie do t’i kushtonte miliona dollarë.

Shpërndaje në: