S’ka medalje për Donjeta Sadikun, mposhtet qysh në meçin e parë

Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku, garoi sot në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Sadiku pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.
Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.
Kujtojmë se Nora Gjakova dje siguroi medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokyos.
Kështu, ajo iu bashkua Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit si kampionet e vetme olimpike nga Kosova./Periskopi/