​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Për shkak të mungesës së kuorumit është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës, pasi sipas tij mazhoranca duket se nuk do të votojë asnjë projektligj.

“Me sa po kuptoj gjendjen brenda grupit të mazhorancës së paku tre deputetë nuk do të votojnë asnjë projektligj kështu që nuk ka kuorum kuvendi për të vazhduar. Caktojmë ndonjë ditë ndonjë seancë tjetër, me gjasë javën e ardhshme”, ka thënë Konjufca.

Kuvendi i Kosovës dështoi t’i ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare të parapara për votim në këtë seancë

Shpërndaje në: