“S’ka kriter askund që dëmi që u shkaktu gjatë luftës është kriter për me përfitu grant”- Peci arsyetohet pasi u refuzua projekti i “Krushës”

“S’ka kriter askund që dëmi që u shkaktu gjatë luftës është kriter për me përfitu grant”- Peci arsyetohet pasi u refuzua projekti i “Krushës”

Ministri i Bujqësisë Faton Peci i ftuar në dpd te Fidani ka folur për skandalet me grante, shkruan Periskopi.

I pyetur edhe për refuzimin që i është bërë Fahrije Hotit me Kooperativën Bujqësore “Krusha”, Peci u arsyetua duke thënë se “nuk ka kriter askund që dëmi që u shkaktu gjatë luftës është kriter për me përfitu grant”

“Krejt janë të publikume, pesonalisht me qenë unë vlerësues për shkak të ndjeshmërisë, tragjedisë  kisha thanë mas pari me fitu Krusha. Kam qenë disa herë në vizitë, kam pyetur Fahrijen se cka mundem me bë unë si minister në mënyrë që me ua lehtësu juve punen…”, tha Peci fillimisht.

I pyetur nëse ish dashtë ketê kritere lehtësuese për gratë vetushqyese, Peci tha:

“Në mesin e kriterve cdo femer ka avantazh ndaj cdo mashkulli në sektorin e bujqësisë, ka poena plus. Nuk ka kriter askund që thuhet që dëmi që është shkaktu në luftë është kriter për me përfitu grant”, tha Peci mes tjerash.

Shpërndaje në: