S’ka gola pas 45 minutave të para në ndeshjen Ukrainë-Shqipëri
Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë mes Ukrainës dhe Shqipërisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 të Nations League.
Shqipëria pati shumë raste shënimi, vetëm Laçi ishte tri herë afër të shënonte. Poashtu edhe Asllani e Manaj patën mundësitë e tyre.
Ukraina pati vetëm një mundësi në fund të pjesës së parë.