S’ka Facebook: Raportohet se rrjeti më i madh shoqëror ka rënë viktimë e hakerëve
Rrjeti social Facebook ka rënë për mijëra njerëz përreth botës.
Mijëra përdorues të nervozuar në SHBA dhe në disa vende të Evropës, duke përfshirë vendin tonë, thuhet se janë prekur nga ky problem.
Sipas “Down Detector”, një vegël online që tregon për rënien e ueb-faqeve të ndryshme nga sistemi, ankesat për Facebook filluan që nga ora 8 e mëngjesit, transmeton Gazeta Express.
Rrjeti social ende nuk e ka shpjeguar arsyen e rënies nga sistemi. Por ky problem vjen disa ditë pasi kompania pësoi një problem të madh me internet, që ndikoi edhe në platformat e tjera si WhatsApp, Messenger dhe Instagram.