Sivjet nuk do të ketë iPhone me 4GB RAM
Kjo paraqet rritje prej 33,4% në raport me vitin e kaluar, kur kapaciteti i memories mesatarisht ishte 2.4GB.
Analistët, po ashtu, parashikojnë që iPhone për dhjetëvjetorin e Apple nuk do të ketë më shumë se 3GB RAM dhe se adhuruesit e Apple nuk duhet të presin që ai të ketë 4GB RAM para vitit 2018.
TrendForce pret që iPhone 5.8 inç AMOLED dhe 5.5 inç LCD do të kenë 3GB RAM, derisa iPhone 4.7 inç LCD do të arrijë me 2GB RAM, transmeton KosovaPress.
Nga ana tjetër, prodhuesit e pajisjeve Android kanë rritur hapësirën e RAM-it në modelet e tyre kryesisht për shkak të kërkesave të përdoruesve.