Situatë e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ani pse pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak janë mbyllur nga protestuesit serbë, si dhe në Jarinje vazhdon bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, situata cilësohet të jetë e qetë.
Kështu të paktën tha për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha Elshani