Situatë alarmante te Spanja: Alvaro Morata thjesht ka harruar të shënojë, huq edhe penalltinë

Alvaro Morata bashkë me Spanjën duket se po kalojnë nëpër një periudhë jashtëzakonisht e vështirë.
Dhe kjo u nënvizua edhe sot për mrekulli në ndeshjen kundër Sllovakisë në ‘La Cartuja’, shkruan Periskopi.
Kjo pasi, në minutën e 11-të, spanjollët patën një epërsi të artë të shënonin por dështuan nga pika e bardhë përmes Alvaro Moratas, i cili edhe ashtu është kritikuar shumë këtë Evropian.
Përndryshe, kjo është penalltia e dytë që Spanja e humb këtë Euro. /Periskopi.com/