Situata në Trepçë, të mërkurën mblidhen minatorët

Situata në Trepçë, të mërkurën mblidhen minatorët

Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që nesër nga ora 7 e mëngjesit të mblidhen tek menza e minierës Stan Tërgu.

Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohet për situatën e rëndë që e kanë, pasi që të njëjtit ka po thuajse dy muaj që nuk kanë marrë paga.

Njoftimi i plotë:


Të nderuar minatorë,
Duke pasur parasyshë situaten e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe vështërsit financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minieres në Stan Tërgut.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilen ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Shpërndaje në: