Zhegrova shënoi, por VAR-i ia anulon golin ndaj Rumanisë
Kosova zhvillon në Prishtinë ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për Grupin I në kualifikueset për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të rumunëve në takimin e tretë kualifikuese të grupeve, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Shiu i madh që ka rënë në dy ditët e fundit ka rënduar fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, holandezi Danny Makkelie, së bashku me delegatin e ndeshjes nga Belgjika e kanë inspektuar fushën dhe ka vendosur që ndeshja ë zhvillohet.
Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas dy barazime në dy ndeshjet e para dhe synon të shijojë fitoren e parë në këto kualifikuese.
Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kanë udhëtuar në Prishtinë për rezultat pozitiv.
Në këtë ndeshje, Kosova do të ketë mungesën e Elbasan Rashanit dhe Edon Zhegrovës.