Sipërfaqja totale e djegur në zjarret e Los Anxhelos më e madhe se Parisi

Sipërfaqja totale e djegur nga zjarret Palisades, Eaton dhe Hurst, është afërsisht 38,629 hektarë që nga ora 2:30 e mëngjesit. Sipas shifrave të lëshuara nga Cal Fire kjo është afërsisht e barabartë me 60 milje katrore.
Qyteti i Parisit është 40 milje katrorë, që do të thotë se zjarret kanë djegur një sipërfaqe toke më të madhe se kryeqyteti i Francës.
Sipas të dhënave, vetëm zjarri Palisades është afërsisht 37 milje katrorë (23,713 hektarë), duke qenë afër madhësisë së Parisit.
Ndërkohë numri i viktimave nga zjarri që po shkrumbon Los Anxhelosin deri më tani ka shkuar në 24. Zjarrfikësit u vunë në garë me kohën për të vënë nën kontroll vatrat aktive, duke përfituar nga zbutja e erës, por autoritetet parashikojnë përkeqësim të kushteve në ditët në vazhdim. Guvernatori i Los Anxhelosit tha se kjo mund të jetë katastrofa më e rëndë natyrore në historinë amerikane.