Sipas vajzave franceze, këtë pranverë keni nevojë të blini vetëm 4 gjëra
Sa herë keni nevojë për frymëzim në stil apo mënyra të ndryshme kombinimesh ktheni sytë nga vajzat franceze. Kanë gjithmonë diçka elegante, të thjeshtë dhe me shumë shije për t’ju treguar. Meqë jemi në prag pranvere dhe sytë do t’i kthejmë nga garderoba e re, kini parasysh të përqëndroheni tek vetëm disa gjëra bazike për të kursyer para, kohë dhe për t’i veshur në çdo lloj mënyre. Çfarë do t’ju sugjeronin vajzat franceze për stinën në vazhdim?
1. Një fustan me shpinë të hapur
Shpina juaj ka qenë e mbuluar gjatë gjithë dimrit nga palltoja, prandaj fustanet e hapura mund t’i përdorni si aksesorë!
2. Xhinse të gjera dhe me bel të lartë
Ju mungon vetëm një T-shirt i bardhë.
3. Çizmet me platformë
Mos hiqni dorë prej tyre vetëm se po ngrohet koha. Kombinojini me funde, xhaketa pranverore apo fustane mëndafshi.
4. Fustanet e mëndafshit
Praktikisht s’duhet të mungojnë në asnjë stinë.
Burimi: Who What Wear