Sipas shkencës: Pse disa njerëz janë të fiksuar pas shtrydhjes së puçrrave?
Besojeni ose jo, por ekziston një numër i madh njerëzish të fiksuar pas shtrydhjes së puçrrave dhe jo vetëm (nuk bëjnë përjashtim pikat e zeza, pikat e bardha, kistet etj), sa janë krijuar edhe lodra.
Sandra Lee, një dermatologe kozmetike dhe kirurgjikale në Upland, fitoi vëmendje të madhe në rrjete sociale fill sapo nisi të postonte video të pacientëve. Momentalisht, llogaria e saj në Instagram @drpimplepopper ka më shumë se 3.2 milionë ndjekës. “Është shumë interesante pasi njerëzit i duan këto video,” tha Lee për The Washington Post.
Aq e madhe ishte vëmendja, sa videot e saj nisën të transmetoheshin në TLC, ku vetëm premiera grumbulloi rreth 2.4 milionë shikues.
Arsyeja?
Sipas Heather Berlin, një neuro-shkencëtar në spitalin Mount Sinai në New York, “një sjellje e tillë është normale”. “Njerëzit duan të heqin gunga, puçrra, pika të zeza etj nga lëkura e tyre, pasi përgjatë procesit të evolucionit, njerëzit kanë praktikuar sjellje të tilla si një mënyrë për të pastruar veten nga parazitarët dhe jo vetëm”.
Për disa njerëz, thotë Berlin, video të tilla stimulojnë nucleus accumbens, një pjesë e trurit që kur aktivizohet merr dopamin, e cila u shkakton kënaqësi. Tek disa njerëz të tjerë nuk ndodh kështu, pasi aktivizohen zona të tjera, gjë që pasohet nga ndjenja e neverisë.