Sipas shkencës, ky është tipari që tërheq më shumë femrat te meshkujt
E kemi dëgjuar dhe ridëgjuar: Fermonet janë çelësi për të tërhequr një partner. Nën kapelet tona moderne dhe lingerie-t vintage, jemi thjesht ca kafshë që nuhasim aromën natyrale të trupit të tjetrit.
Sipas një studimi të ri, gjithsesi, djemtë mund ta maskojnë aromën e tyre myshkore me një shtresë deodoranti nëse duan të tërheqin femrat. Kërkuesit në Universitetin e Stirling në Skoci kanë gjetur që gratë i shohin burrat më pak mashkullorë, si më mashkullorë kur ata hedhin shumë deodorant.
Ata iu kërkuan 130 burrave dhe grave të renditnin “burrërirnë e fytyrës”, bazuar mbi fotografitë, ndërkohë që një grupi tjetër prej 239 burrash dhe grash, iu kërkuan të renditnin “burrërinë e erës” së 40 personave të seksit të kundërt. Ajo që gjetën, ishte surprizë.
Së pari, gratë janë shumë më të ndjeshme ndaj aromave dhe prandaj ishin më perceptuese ndaj ndryshimeve të lehta në erën e trupit. Burrat, në anën tjetër, mendonin që gratë ishin më femërore kur ato kishin hedhur deodorant. Dhe, më surprizuesja, burra që nuk ishin vlerësuar fare burrërorë nga tiparet e fytyrës, ishin parë si më mashkullorë kur ata kishin hedhur deodorant.
Edhe pse shkenca dhe zbulimet janë ende pak të paqarta, një ndjesi vjen e qartë nga ky studim: nuk bën asnjëherë keq të sprucosh pak deodorant nëse po del në një takim. Vetëm, ju lutem, pak. Që të ndiejmë dhe ndonjë aromë tjetër dhe të mos hamë pjata me aromë deodoranti …Faleminderit paraprakisht!