Sipas shkencës, Facebook ua nxinë jetën

Sipas shkencës, Facebook ua nxinë jetën

Kaloni një orë në ditë në Facebook.

Kjo është nëse ju jeni një përdorues mesatar i kësaj platforme, çka konsiderohet si e tmerrshme, transmeton Klan Kosova.

Ndoshta kjo edhe mund të mos ju lumturojë, por mijëra studime kanë gjetur se lidhjet pozitive me njerëz të tjerë i bëjnë njerëzit më të lumtur.

Një rishikim i Harvard Business thekson se kalimi i kohës në Facebook ka ndikuar në mirëqenien e njerëzve në të ardhmen.

Konsiderohet se bisedat online, nuk janë zëvendësim i jetës reale.

Prandaj dilni nga telefoni dhe bëni një bisedë reale.

Shpërndaje në: