Sipas grave, kjo është makina më e mirë e 2023-shit
Gazetarët në mbarë botën, të cilët zgjedhin makinën botërore të vitit për femra, kanë zgjedhur të preferuarwn e tyre për vitin 2023.
Makina e vitit sipas këtyre zonjave është Kia Niro. Para votimit, 63 gazetarë të automobilave nga 43 vende testuan dhjetëra modele dhe vlerësuan çdo detaj përkatës.
Në raundin e parë të votimit u zgjodhën makinat më të mira në secilën kategori nga gjithsej 59 kandidatë. Fituesit ishin Kia Niro (makina më e mirë e qytetit), Jeep Avenger (SUV-i më i mirë familjar), Citroën C5 X (makina më e mirë e madhe), Nissan X-Trail (SUV-ja më e mirë më e madhe), Audi RS 3 (makina më e mirë sportive) dhe Ford Ranger.
Në raundin e dytë, mes këtyre gjashtë fituesve, u zgjodh fituesi i përgjithshëm për vitin 2023. “Zgjedhjet e këtij viti ishin veçanërisht të vështira. Secili prej finalistëve kishte merita të mjaftueshme për të fituar trofeun”, tha Marta Garcia, presidente ekzekutive e organizatës shpërblyese.
Në fund, peshorja peshoi në favor të makinës Kia Nira.
“Kia Niro është e denjë për këtë çmim. Opsionet e shumta të vozitjes, dizajni modern, teknologjia e lehtë për t’u përdorur dhe komoditeti e bëjnë atë të dallohet nga konkurrenca e ashpër”, tha Elena Sher, një gazetare nga SHBA./abcnews.al