Sipas ekspertëve kjo është mosha ideale e grave për lindjen e parë
Duket se në ditët e sotme gratë për arsye të ndryshme preferojnë të sjellin ne jetë fëmijën pas moshës 30 vjeçare. Sipas studimeve, mosha mesatare e lindjes së fëmijës në vendet e zhvilluara është 31 vjeç.
Mosha ideale për të lindur fëmijën e parë është mosha 23 vjeç, ky rezultat ka dale nga studimi i kryer në Kolegjin e Obstetërve dhe Gjinekologëve në SHBA.
Mjekët thanë se mosha ideale dhe e sigurtë për të lindur fëmijë është 20 – 35 vjeç.
Megjithatë gratë e moshës 35 vjeç janë 6 herë më pak të predispozuara për të mbetur shtatzënë se ato 20 vjeç.
Sipas statistikave të nxjerra nga studimi u vërejt se vetëm 5% e grave poshtë 25 vjeç kishin pasur vështirësi për të mbetur shtatzënë, ndërsa pas moshës 35 vjeç vështirësitë rriteshin deri në 30%.
Interesant është fakti se edhe mosha e burrave ndikonte në fertilitet. Sipas mjekëve fertiliteti mashkullor binte pas moshës 25 vjeçare dhe në të 40-at fertiliteti mashkullor reduktohej ndjeshëm.
Sipas studimi mosha ideale për të pasur shtatzëninë e parë ishte 23 – 25 vjeç për femrat dhe 25 – 30 vjeç për meshkujt.