Sipas astrologëve personat e lindur në këto shenja janë më të zotët në shtrat
Binjakët: Për Binjakët seksi bashkon trurin dhe mendjen, pa kurrfarë përzierje të asaj që ne e quajmë shpirt. Partnerët e tyre duhet të jenë të shkathët e të zotë në puthje dhe të gatshëm për të eksperimentuar. Ata do të kënaqen në seks të shpejtë në ulësen e prapme të makinës, por edhe gjatë një mbrëmje të gjatë klasike. Binjakët eksitohen nga bisedat erotike e po ashtu edhe nga prekja e krahëve dhe duarve.
Luani: Seksi me Luanët është një përvojë e egër, e cila ofron edhe argëtim të madh. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm për aksion e të njëjtin entuziazëm presin edhe nga ana e kundërt. Adhurojnë të dominojnë. Kënaqen kur falënderohet mundi i tyre dhe japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i plotësuar pritjet e anës tjetër. Nëse dëshironi ta çmendni një Luan filloni me puthjen e shpinës dhe vazhdoni me një masazh erotik.
Shigjetari: Në mesin e shenjave të zjarrta Shigjetari është udhëheqës kur bëhet fjalë për seksualitetin. Për pjesëtarët e kësaj shenje, seksi është argëtim I mirë e para së gjithash përvojë pasioni që nuk ka kurrfarë lidhje me emocionet. Me fjalë tjera, Shigjetarët janë të gatshëm për aksion kurdoherë. Nuk janë fare të turpshëm për ta treguar atë që duan. Shigjetarët më së shumti i eksiton prekja e butë nëpër ije.