Sindikata e Policisë me telegram ngushëllimi për pjesëtarin që vdiq
Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e pjesëtarit të policisë, Devoll Oseku, që vdiq sot pasi ishte aksidentuar disa javë më parë.
Sindikata i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Devoll Oseku, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”