Sinan Vllasaliu, Robert Berisha e artistë tjerë u mblodhën mbrëmë për të kënduar
Tashmë mbërmjet muzikore kanë filluar nga këngëtarët e estradës, edhe pse jo në numër të madh.
Artistët e estradës kanë vendosur të mos pyesin më për masat e Qeverisë, pasi po e shohin si të padrejtë të bllokohen vetëm ata.
Një e tillë u mbajt edhe mbrëmë nga disa nga këngëtarët tanë, edhe pse ajo u quajt private.
Sinan Vllasaliu, Robert Berisha, Albatrit Muqiqi, Alban Mehmeti ishin vetëm disa nga emrat që performuan në një nga lokalet e Prishtinës.
Ka qenë menaxheri i Taynës, po edhe vet këngëtarët ata të cilët kanë publikuar video të ndryshme gjatë kësaj mbrëmje.