Simptomat që tregojnë se jeni të stresuar dhe keni nevojë për psikolog

Simptomat që tregojnë se jeni të stresuar dhe keni nevojë për psikolog

Vitet e fundit stresi është shndërruar në një nga problemet kryesore me të cilin po përballen shumë njerëz. Ai prek jo vetëm gjendjen emocionale, mendore por edhe të gjithë trupin pse jo duke u bërë shkak për shfaqjen e një sërë sëmundjesh.

Truri është ajo pjesë e trupit të njeriut që preket më shumë kur je i stresuar apo edhe në depresion. Ndonëse jeni të kapluar nga një gjendje e tillë duhet të jeni të vëmendshëm të kapni në kohë shenjat që ju tregojnë se keni vërtetë nevojën e një specialist, qoftë psikolog apo psikiatër. Kushtoji rëndësi sinjaleve të zemrës. Rrahjet e zemrës janë simptoma më e zakontë e ankthit dhe vihet re nëse ndiheni të stresuar.

Edhe lëkura juaj pëson ndryshime, djersiteni apo keni kruajtje. Kur ndiheni të stresuar do të vini re edhe irritim të aparatit tretës, do të keni probleme në stomak ose në zorrë. Dhembjet e kokës kthehen në diçka kronike. Një tjetër shenjë që tregon se keni nevojë për ndihmë është fakti se ndiheni gjithmonë të lodhur dhe debulesa kronike shpeshherë kthehet në ankth ose depresion. Kur jeni të stresuar e keni të vështirë të fokusoheni edhe në një detyrë shumë të thjeshtë që duhet të kryeni.

Së fundmi qëndroni gjithë natën zgjuar. Prandaj nëse nuk arrini të flini dhe jeni të shqetësuar gjatë orëve të vona të natës është koha të mendoni për veten dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Tabutë tashmë janë thyer, takimi me një psikolog do t’ju ndihmojë të rigjeni veten.

Shpërndaje në: